Zbulohet seti fotografik “i nxehtë”
i Jolie në vitin 1995  

Zbulohet seti fotografik “i nxehtë”<br />i Jolie në vitin 1995  
Një set fotografik i Angelina Jolie i realizuar në vitin 1995 ka dalë në dritë.

Aktorja shfaqet në setin fotografik për rolin e saj të parë kryesues në filmin “Hackers”.

Aktorja shihet në këtë set tepër provokuese, toples dhe me fundshpinën të zbuluar  ku tregohen edhe koleksioni i tatuazheve të para që kishte preferuar aktorja.

angelina jolie

E veshur vetëm me një fund të zi dhe sandale me takë të lartë “vrasëse” Angelina tregon pse është një nga yjet më të dashura të Hollywood-it sot.

Ajo po konsumon duhan, ndërsa në njërën nga fotot shihet me aktorin që ka luajtur në këtë film, Johny Lee Miller.

Johny u bë bashkëshorti i parë i Angelinës, të cilët u martuan në vitin 1996 për t’u ndarë më pas në vitin 1999.

Marcel Indik ka qenë fotografi që ka shkrepur këtë set fotografik.

Ndërsa, tashmë Angelina është mamaja e 6 fëmijëve dhe e martuar me Brad Pitt në gusht të këtij viti.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital