SHKODËR - Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë të Shkodrës. Është vërtetuar përmes analizave, se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit në një kioskë përballë shkollës së bashkuar.
Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë ku pas pushimit të gjatë dhe ushqimit që konsumuan, nxënësit, të moshës 10-12 vjeç që janë edhe grupmosha më e prekur nga salmonela, shfaqën të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh. Ende pa dalë analizat, prindërit bën fajtorë pikërisht ushqimin që kishin konsumuar fëmijët e tyre, pasi edhe më herët siç vetë nxënësit dhanë dëshmi, në këtë kioskë që shërbente si Fast-Food u kanë qëlluar brenda ushqimit edhe copa qelqi. Drejtoria e Shëndetit Publik mori montrat e kampionëve të ushqimit ku pas verifikimeve doli prani e lartë e salmonelës.
Ndërkohë fillimisht pati edhe dyshime se helmimi mund të kishte ardhur nga uji i pijshëm, por kjo u hodh poshtë nga banorë të zonës të cilët thanë se ndër vite nuk ka pasur asnjë problem të tillë dhe se ujit i janë bërë analizat në vazhdimësi ku ka rezultuar i pastër. Hetimet për ngjarjen nisën nga Prokuroria e Shkodrës, ndërsa policia mori në puetje edhe pronarët e Fast-Foodit ku morën ushqim nxënësit.
Salmonela, çfarë është dhe nga se shkaktohet
Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë.
Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.6%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 974
Lajme të tjera
-
Rinis mësimi, nxënësit mall për njëri-tjetrin: Morëm plot dhurata, lexuam edhe libra
5 Janar, 16:06
-
Zbardhet plagosja e të riut në Shkodër/ Policia: U qëllua aksidentalisht nga 15 vjeçari të cilit i dha armën! Në pranga 19 vjeçari, hetohet i mituri
1 Janar, 16:11
-
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri! Policia arreston të riun dhe nis hetimin për 15 vjeçarin
1 Janar, 14:59
-
Pas ankesës së prindërve, nxënësit nga klasa 1-3 do marrin libra të rinj falas! Ministrja: Deri në klasë të 9, me detyrim kthimi
19 Dhjetor 2022, 12:29
-
Banorët e Postribës në Shkodër 4 vite pa zgjidhje për ujin e pijshëm, qytetarët protestojnë: S’do paguajmë faturat, jemi në hall
19 Nëntor 2022, 16:45
-
‘Bëjmë detyrat në shkollë’, nxënësit: Na ndihmon shumë! Mësuesja: Bëjnë edhe aktivitete argëtuese
19 Tetor 2022, 10:46
-
Tiranë/ 2 shkolla në anë të rrugës pa oborr, nxënësit në rrezik, fiskulturë në rrugën ku ecin makinat: Duam kushte, s’kemi një palestër
10 Tetor 2022, 22:00
-
‘Treqind e nëntëdhjet e zero’, detyra e klasës plot gabime, mësuesja e vlerëson me ‘Bravo’? Foto që ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale
20 Shtator 2022, 15:29
-
U shpall kampione Europe, fëmijët shkruajnë për Luiza Gegën në detyrat e klasës: I bëri krenarë të gjithë shqiptarët! Sportistja poston fotot
16 Shtator 2022, 13:49
-
Rikthehet mësimi me dy turne në Berat, shkak rikonstruktimi i gjimnazit
12 Shtator 2022, 11:18
-
Viti shkollor në Gjirokastër, 200 nxënës më shumë se një vit më parë
12 Shtator 2022, 09:49
-
Viti arsimor në Dibër, 400 nxënës më pak se vjet! 2 shkolla mbyllen për shkak të uljes së numrit
12 Shtator 2022, 09:28
Nxënësit e shkret në dor të fshatarëve Asnjë meshire për helmuesit fshatarë që helmojne brezin e ri!
Përgjigju