VIDEO/ ‘Shtëpi bari’ e arsenal armësh në një vilë në Shijak! 444 rrënjë kanabis, 10 kallashnikovë dhe armë të tjera! Përdoreshin nga grupe kriminale

DURRËS- Dy vëllezër, Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak të Durrësit për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën.

Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në kërkim.

'Goditja' e 'shtëpisë së barit' është bërë mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime bëjnë me dije se agjentët antidrogë kishin marrë njoftim se në një banesë në fshatin Sallmone fare pranë qytetit të Shijakut kultivoheshin bimë narkotike.

Pas këtij informacioni banesa dhe pronarët e saj janë vënë në survejim dhe aparatet në përgjim. Përmes përgjimeve është marrë edhe informacioni për ekzistencën e një arsenali armësh në këtë banesë. Më pas policia e Durrësit dhe Shijakut organizuan operacionin “Krahët e krimit”, përmes së cilit u sekuestrua lënda narkotike e arsenali i armëve.

Në deklaratën për mediat, drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj tha se dyshojnë se kultivimi i lëndëve narkotike është bërë për llogari të grupeve kriminale, si edhe se arsenali u përket bandave që operojnë në qytetin e Durrësit.

Fqinjët e vëllezërve Fredi dhe Selman Krasniqi thanë se nuk kishin dijeni për shtëpinë e barit, ndërsa nuk kursejnë batutat.

"Njoh të atin, është burrë I mirë, ka një lokal.

S'dija gjë për drogën. A keni ndjere erën? Jo unë e pi vete

Jo s'dinim gjë, s'kemi parë punëtorë këtu", thanë banorët. 

Drejtori i Policisë së Durrësit deklaroi se hetimet do të vazhdojnë për zbulimin e financuesve të drogës dhe ekzaminimin e armëve.

Çfarë u sekuestrua në 'shtëpinë e barit'
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
VIDEO/ Shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak! Fqinji i dy vëllezërve të arrestuar flet për Report TV: Gjallë në botë nuk më shkonte mendja

 

Fqinji i vëllezërve Fredi dhe Selman Krasniqi të kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak kultivim lëndësh narkotike tha për Report TV se nuk kishte dyshuar aspak për aktivitetin kriminal.

Ai tha se pavarësisht se i kishte fqinj, nuk kishte vënë re të dyshimtë tek dy vëllezërit.

“Nuk kemi parë gjë. Nuk më mbushet mendja. I kisha komshi por në botë nuk më shkonte mendja se merreshin me këtë gjë”- u shpreh fqinji.

Gazetari i Report TV: Nuk e keni ndjerë aromën e lëndës narkotike?

Fqinji: Po unë e pi vetë (qesh), por kam qenë i bllokuar.

 

Një tjetër prej fqinjëve të tyre, ka u shpreh se ai e njihte familjen e dy vëllezërve si të rregullt dhe pa probleme. I ati i dy vëllezërve të arrestuar kishte punuar më parë si fatorino dhe më pas kishte marrë me qera një lokal të zonës.

“Unë i njoh për njerëz shumë të mirë. I njihja si familje të rregullt. I ati i tyre ka qenë faturino. Pastaj mori një lokal me qera këtu dhe punonte për të mbajtur familjen. Nuk kam parë ndonjëherë që këtu të vijnë njerëz që të ngjallen dyshime. Këtu nuk ka pasur asnjëherë njerëz të tjerë”- u shpreh banori tjetër.

Ora 11:07
Zbulimi i 'shtëpisë së barit' në Shijak, Report Tv siguron foton e 43-vjeçarit që është në kërkim

1674554666_SELMANKRASNIQI.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Selman Krasniqit, 43-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim pas zbulimit të një 'shtëpie bari' në një vilë në fshatin Sallmone në Shijak.

Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Ora 11:03
Report Tv sjell VIDEO brenda 'shtëpisë së barit' në Durrës, ja ambienti ku vëllezërit kultivonin qindra rrënjë kanabis

Report Tv sjell pamjet brenda shtëpisë së barit që u zbulua në Shijak të Durrësit. Siç shihet edhe nga videot, ku është ambienti, të cilin dy vëllezërit e kishin përshtatur për të kultivuar kanabis. Nga operacioni i policisë u sekuestruan 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh.

Ora 10:29
‘Shtëpia e barit’ në Shijak të Durrësit, dalin EMRAT, ja kush është pronari i banesës dhe vëllai i tij

 

Fredi Krasniqi ka rënë në prangat e policisë pasi u zbulua shtëpia e barit në Shijak të Durrësit. Ndërkohë është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.

Ora 10:28
VIDEO/ Kishin kthyer vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, dalin pamjet nga operacioni i policisë! Arsenali i armëve i fshehur në mur

 

Kanë dalë pamjet nga operacioni i policisë në Shijak, ku siç shihet vila ishte përshtatur në ambient për të kultivuar kanabis.

Kati i tretë dhe të katërt i vilës në fshatin Sallmone, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë arsenali i armëve ishin të fshehura me një mur të dyfishtë, ku u gjendën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ora 10:22
‘Shtëpia e barit’ në Shijak, gjendet arsenal armësh! Policia: U përkiste grupeve kriminale

444 rrënjë kanabis janë sekuestruar në ‘shtëpinë e barit’ të gjetur në Durrës. Në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit tha se dyshohet se lënda narkotike është mbjellë për grupet kriminale në Durrës. Policia ka sekuestruar edhe një arsenal armësh, për të cilat dyshon se përdoreshin nga grupet kriminale. 

"Jam sot këtu, me Zv/drejtorin e Policisë së qarkut, për Hetimin e Krimeve dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Shijak, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”. Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me fokus  mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave dhe në terrene të hapura, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë zhvilluar operacione kontrolli, në terren, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në këtë plan masash dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara më parë,  bazuar në inteligjencën informative, se në një ambient (banesë), në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave dhe se mbahej i fshehur një arsenal armësh, i poseduar nga grupe kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Krahët e krimit”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, në fshatin Sallmone, u zbulua  ambient (banesë 4-katëshe) i dyshuar në pronësi të vëllezërve F. K. dhe S. K. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, bazuar në inteligjencën informative, se në këtë banesë mbahej i fshehur edhe një arsenal armësh, është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e kësaj banese. Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative,  dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për të dokumentuar me prova ligjore, autorësinë e vërtetë të pronësisë dhe të posedimit të armëve të zjarrit, si dhe të financimit të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar me zero tolerancë, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe me aleatin e saj kryesor, qytetarët. Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, si dhe të mbështetin edhe më shumë Policinë në punën e saj, me qëllim që bashkërisht të ndërtojmë një ambient sa më të sigurt", tha drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 24/01/2023 13:59

    Bravo Hita!!

    Përgjigju
  • Bukpjeksi: 24/01/2023 10:30

    E kan pas per nevoja personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare