Zbulohet si u rekrutua Hasanaj në
Siri, rekrutues ishte Bujar Hysa
Lajmi për vdekjen e Ervin Hasanajt i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
Shtetasi shqiptar Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga organizata ekstremiste islamike e Shtetit Islam, ISIS. Ai se bashku me familjen e tij është nisur që prej vitit 2013 në Siri.
Personi që ka shoqëruar familjen e Hasanajt drejt Sirisë ka qenë kunati i tij Altin Beka. Më datë 11.11.2013, ai bashkë me të ëmën dhe motrën e dy vajzat të mitura kanë udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit. Pas 6 ditësh qëndrim, Beka dhe e ëma e tij janë kthyer në Shqipëri.
Lajmi për vdekjen e Ervin Hasanajt i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
Pas vdekjes së Hasanjat, familja e tij po mbahet peng në Siri. Nexhmije Beka, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk -Tiranë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk është kthyer. Megjithëse mbetet ende e paqartë arsyeja, bashkëshortja me dy vajzat e mitura tashmë mbeten shtetase të ISIS.
Të dhënat e siguruara në rrugë operative nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorisë se Antiterrorit. Ajo që vihet në pikëpyetje është motivi i vrasjes së shqiptarit.
Pas më shumë se një viti pjesëmarrje në luftime, mësohet se Hasanaj ka refuzuar të luftojë përkrah militantëve të ISIS-it. Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të. Dhe sigurisht, nga rrjeti i ekstremistëve nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën. Kjo mendohet se i ka ndodhur Hasanajt.
Gjithashtu dyshohet se ekzekutimi i tij i është fshehur të shoqes, Nexhmije Bekës, e cila ndodhet ende në Siri, së bashku me fëmijët e saj, Fatime dhe Esma Hasanajn, që janë të moshave katër dhe dy vjeç. Hasanaj është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin sirian.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor, 15:29
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës
26 Dhjetor, 15:27
-
VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'
26 Dhjetor, 15:26
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP', Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë
26 Dhjetor, 14:58
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor, 14:51
-
Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg
26 Dhjetor, 14:42
-
Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro
26 Dhjetor, 14:41
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK
26 Dhjetor, 14:40
-
Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg
26 Dhjetor, 14:35