Zbulohet skema e mashtrimit/ Shisnin margarinën për gjalp, 8 subjekte! Shpëtohen 800 mijë konsumatorë

Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.

Bëhet e ditur se janë vendosur 8 gjoba, për subjekte të ndryshme me një vlerë të përgjithshme prej 2.9 milion lekë, si dhe janë bllokuar 46.9 ton margarinë, produkt që mund të mbërrinte në dorën e 800 mijë konsumatorëve. Margarina futet në Shqipëri me rreth 140 lekë/ kg, subjektet i shtonin 100 lekë/kg për secilin produkt për paketimin dhe e shisnin në treg për vlerën 529 lekë/kg ose dy herë më shumë. Ndërkohë që gjalpi i vërtetë tregtohet me çmim jo më pak se 1000 lekë/kg.


"Gjalpi" i konfiskuar

Përmes një videoje të shkurtër AKU ka ilustruar të gjithë skemën e mashtrimit. Produkti me yndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor. Importuesi e faturon margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e keq-etiketuar si gjalp.

Ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se është i vendosur për të mos lejuar asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Ai kërkoi përfshirje në këtë betejë të të gjithë aktorëve për ta luftuar fenomenin në tërësi. Çuçi përmendi gjithashtu ristrukturimin që do t’i bëhet Autoritetit Kombëtar të Ushqimin, ligjin e ri për shërbimin veterinar dhe ndryshimet në Kodin Penal.

‘Nuk do të tolerojmë asnjë abuzues që tenton të mashtrojë konsumatorin shqiptar për qëllime fitimi. Kodi Penal do të miratohet shumë shpejt. Do të ndëshkojmë çdo abuzues që bëhet pjesë e një skeme të tillë si kjo e margarinës me gjalpin. Të gjithë inspektorët që merren me sigurinë ushqimore, nëse bëhen pjesë e këtyre skemave, jo vetëm që do të ikin nga puna, por do të shkojnë edhe në burg. Operatorët e biznesit i ftoj të bëhen pjesë e kësaj beteje sepse është në interes të tyre. Ftoj qytetarët të denoncojnë pa frikë çdo rast që ata konstatojnë se është cenuar siguria ushqimore’, tha Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 01/06/2019 16:08

    Dhe pretendohet se ka shtet ne shqiperi?po vetem te tilla lajme ka cdo dite nga ky vend kriminelesh!

    Përgjigju
  • Konsumatori: 01/06/2019 12:42

    Sa kohe ka zgjatur ky mashtrim, parate qe i ka vjedhur me mashtrim konsumatoreve nuk lahet me shumen e vjedhjes me mashtrim qe kane gjobitur "specialistet" e AKU duhet te dalin para drejtesise mashtruesit.

    Përgjigju
  • Berti: 31/05/2019 23:59

    Nuk shpetuat gje jo mos u fryni kot. Keni zbuluar nje mashtrim qe rendon xhepat dhe jo shendetin e njerezve. Nxirrni emrat e kompanive dhe pronareve qe futin kotsha dhe gjokse pule nga brazili me salmonele. Kushtet higjenike ku prodhohet sallami. Qumeshtin pluhur qe shitet pet qumesht bio etj etj. Keni shume per te bere nese doni por jua mbyllin gojen me para bosat.

    Përgjigju
  • Populli: 31/05/2019 20:22

    Po mirë me kaq do e lini? Sekuestrim prone dhe cdo lloj kapitali të luajtshëm dhe paluajtshëm. Këta hyn në grupin e kriminelave dhe s'duhet të ketë asnjë tolerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë