Zbulohet skenari, ja si mund t’i
shpëtojë ekstradimit Ballist Morina

Zbulohet skenari, ja si mund t’i<br />shpëtojë ekstradimit Ballist Morina<br>
Ismail Morina vazhdon të zërë faqet e para të mediave serbe. “Ballisti” gjendet ende në Kroaci në pritje se çfarë do të ndodhë me fatin e tij, nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi. Fitorja nuk kënaq Nicën: Na duhet edhe një sulmues!Memini lë Lushnjen dhe transferohet në Kosovë, e merr MaganiLika tregon “dhëmbët”: Jemi më të fortë, por nuk i them “jo” një tjetër afrimiKarabeci: Tiranës i premtoj besnikëri, por mund ta mendoj një ofertë nga jashtë.

Por, tifozi që mori autorësinë për ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit në vitin 2014 në sfidën Serbi-Shqipëri, tashmë ka bërë një kërkesë për azil politik në Kroaci. Pikërisht kjo kërkesë ka ngacmuar median serbe “Nezavisne Novosti” që shkruan se: “Shqiptarët luten që Morina të bëhet nënshtetas kroat”.

Gazeta në fjalë shkruan se diplomatët serbë, shqiptarë dhe ata kroatë janë në kontakte për të zgjidhur çështjen e “Ballistit”. Në qershor, Morina u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por, Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi anulimin e këtij vendimi.

Sipas gazetës serbe “Nezavisne Novosti”, diplomatët shqiptarë po u bëjnë presion homologëve të tyre në Zagreb që të heqin dorë nga ekstradimi, duke i propozuar qeverisë kroate pranimin e kërkesës për azil politik nga ana e Ismail Morinës.

Një gjë e tillë sipas gazetës serbe do të parandalonte ekstradimin e tij drejt Beogradit. “Nezavisne Novosti” zbulon se kjo zgjidhje do të miratohet së shpejti, ndërsa kjo gazetë shkruan me nota kritike se politika ka “njollosur duart” në këtë rast. Nga njëra anë, pala kroate kërkon që procesi ligjor të respektohet, duke ditur se kjo është e rëndësishme për Serbinë, me të cilën marrëdhëniet së fundmi nuk kanë qenë të shkëlqyera.

Më tej “Nezavisne Novosti” shkruan se Zagrebi dëshiron të ketë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën dhe respekton dëshirën e palës shqiptare për të zgjatur zgjidhjen e Ismail Morinës. Kështu kroatët u lejojnë diplomatëve shqiptarë të vizitojnë “Ballistin”.

Sipas gazetës në fjalë, Serbia ka dhënë garanci se pas ekstradimit, Morinës do t’i respektohen të drejtat e tij, ndërsa shkruan me dyshim për deklaratën e “Ballistit” se ka frikë për jetën e tij nëse ekstradohet në Serbi. “Morina është shprehur se gjoja i rrezikohet jeta në burgjet serbe”, shkruan “Nezavisne Novosti”, duke vijuar më tej: “Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë”./Vipsport.al/

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës