Zbulohet sozia e Ibrahimovic
...dhe është një shqiptar/FOTO

Zbulohet sozia e Ibrahimovic<br />...dhe është një shqiptar/FOTO
Ndeshja e javës së 21-të në Premier League mes Manchester United dhe Liverpool u mbyll në një barazim 1-1 por para ndeshjes u fotografua një moment tejet interesant.

Në momentin e hyrjes së futbollistëve në stadium është parë mes tifozëve nje person i cili kishte ngjashmëri të jashtëzakonshme me futbollistin e Manchester, Zlatan Ibrahimovic.

“Fotokopja” e gjigandit suedez mësohet se është shqiptari Ahmet Murina i cili është futbollist gjithashtu, por luan në nivele amatore në Zvicër.
murina zllatan
 (Ahmet Murina, shqiptari që ngjason me Ibra-n)

Prestigjozja “Mirror” në fillim e më pas të tjerat, i kushtuan një lajm “klonit” shqiptar të Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte duke e pritur atë të shtunën mbrëma jashtë hotelit Loëry, për ta takuar por pa arritur dot.

Në një intervistë në vitin 2016, Murina tregoi se shumë qytetarë e ndalojnë atë për fotografi, duke e marrë për kampionin e shumëfishtë në disa liga elitare të Europës.

Pra, edhe Ibrahimovic ka një sozi të vetën, të lindur më 23 janar 1987 në Kamenicë por tashmë të zhvendosur në shtetin helvet.

murina zllatan
(Ahmer Murina)
ahmet murina

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë