Zbulohet strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate në Shkodër

Zbulohet strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate në Shkodër

Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Mbrëmë në një emision televiziv, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës z. Helidon Bushati deklaroi se: "Lista e zgjedhësve është shtuar". Në fakt kjo është e vërtetë. Nëse në 2017-n në listën e zgjedhësve kanë qënë 264 mijë vetë, kësaj here janë 272 mijë vetë, pra lista e zgjedhësve është shtuar me 3%.

Në 2017-n kanë votuar në qarkun e Shkodrës 112 mijë vetë, sipas zotit Bushati kësaj here do të votojnë 135 mijë vetë, pra zoti Bushati parashikon që pjesëmarrja në votime do të rritet 20% edhe pse lista e zgjedhësve është shtuar me 3%. Mos harrojmë që është po kjo Parti Demokratike që deklaron braktisjen e Shqipërisë nga shqiptarët e sidomos braktisjen apo largimin e qytetarëve të qarkut të Shkodrës nga Shkodra, ndërkohë që në 2017-n Partia Demokratike ka marrë 41 mijë vota, zoti Bushati deklaron që kësaj here do të marrin 65 mijë vota, pra rritja e PD-s do të jetë më shumë se 58%, përveç faktit që kësaj here në Shkodër janë dhe dy forca të reja të mirëfillta të djathta.

Pra, strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate bazohet në: rritjen e listës së votuesve me 3%, rritjen e pjesëmarrjes së votuesve me 20% dhe rritja e votuesve të PD-s me 58%.

Kushdo është në gjendje t'i bëjë vetë vlerësimet dhe llogaritë sesi Partia Demokratike mund të marrë 7 mandate, kur ajo, edhe 5 mandate, i ka në pikëpyetje!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë