TIRANE - Faqja zyrtare online e Presidencës shqiptare nuk ishte funksionale që prej orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orët e pasdites së sotme. Lidhur me këtë fakt, mediat greke shkruan dje se kjo është pasojë e një sulmi të hakerave të shtetit helen ndaj faqes së Presidencës lidhur me deklaratat që erdhën nga kryeministri Berisha për tokat shqiptare, ku tha nga qyteti i Vlorës "Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë".
Presidenca shqiptare e mohoi këtë fakt duke thënë se faqja nuk funksionon pasi ka problem me serverin. Në një vëzhgim të Shqiptarja.com, faqja zyrtare e Presidencës shqiptare, hapur nëpërmjet një linku dytësor, është pa asnjë të dhënë. Gjithçka është fshirë, madje edhe arkiva, çka rrjedhimisht na çon të mendojmë se realisht ka pasur një sulm. Programatorët shpresojnë që faqja e presidentit të ketë pasur backup të database-s, (të ketë kopje të të dhënave) e cila do t’i mundësonte rivënien në pune sa më parë. Ndërkohë vetëm rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, faqja është kthyer në normalitet.
Mediat greke njoftuan gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme se hakera të shtetit helen sulmuan faqen zyrtare të Presidencës së Shqipërisë. Websiti aftonomi.gr shkruante se faqja e presidencës shqiptare nuk funksionon që prej orës 20:30 të ditës së djeshme deri pasditen e sotme ishte jashtë funksioni. Fakt i cili u vërtetua duke klikuar në www.president.al.
“Site Under Maintenance !!”, është mbishkrimi që lexohej në sfondin e bardhë të faqes zyrtare të presidencës. Sipas disa programatorëve të faqeve online, mesazhi aktual “Site Under Maintenance !!” tregon se serveri është në punë, pasi për të vënë këtë mesazh duhet një file index, i cili ekzekutohet në server dhe duke menduar se faqja e presidences nuk arrin të marrë aq shumë vizita sa të shkaktojë rënien e proceseve “mysql” apo “apache”, rrjedhimisht na çon të mendojmë se sulmi ka qenë i vërtetë.
Ndërkohë, indeksi i faqes kryesore hapet me një link dytësor dhe në të shihet që e gjithë faqja është pa asnjë të dhënë, sikur të jenë fshirë të gjitha, madje dhe arkiva. Pra kjo gjë na çon të mendojmë se ka pasur vërtetë një sulm ndaj faqes së Presidentit.

(Foto, faqja online zyrtare e Presidencës shqiptare e hapur nëpërmjet një linkun dytësor. Gjithçka është fshirë)
Por, në një pronocim për Tv A1Report, burime nga presidenca shqiptare thanë dje se pretendimi i mediave greke nuk është aspak i vërtetë, pasi sipas tyre arsyeja pse faqja nuk funksionon është për shkak të problemeve me serverin, të njëjta si dy muaj më parë kur faqja e Presidencës u bllokua sërish.
Lidhur me sulmet e hakerave ndaj faqeve online, programatorët sqarojnë se faqja e presidencës është ndërtuar me një sistem falas që quhet WordPress, i cili mundëson dhe sisteme menaxhimi për përdoruesit amatorë që duan të kenë një faqe private. Këto sisteme njihen si jo të sigurtë, çka shpjegon sulmet e shumta ndaj faqeve të institucioneve zyrtare, pasi mënyra si këto faqe ndërtohen nuk ofron asnjë lloj garancie nga sulmet e hakerave. Me një format të tillë ndërtimi janë disa faqe online të institucioneve në Shqipëri.
Në fakt, sulmimi i faqeve online, kryesisht ndaj institucioneve zyrtare, nuk është një fenomen i panjohur. Edhe në korrik të vitit 2010 hakerat serbë sulmuan faqen zyrtare online të Ministrisë shqiptare të Financave. Ndërkohë që më herët, hakerat po nga Serbia sulmuan faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, por në kohën që në krye të këtij posti ishte Bamir Topi (po në vitin 2010).
Në korrik të këtij viti, pas marrjes zyrtarisht të detyrës të presidentit Bujar Nishani, faqja zyrtare e presidencës u mbyll dhe hapësira e saj mbante statusin “në ndërtim”. Në një shkrim të asaj kohe Shqiptarja.com sqaroi se sa lehtë mund të hakerohej faqja e presidencës, për shkak të sistemit të ndërtimit të saj.
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

KETU, DEKLARATA E KRYEMINISTRIT