Një tunel 10 metra të gjatë që ishte hapur në burgun Domoku në Greqi ka alarmuar autoritetet greke. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është edhe shqiptari Alket Rizai dhe policia greke dyshon që plani ka qenë për arratisjen e tij.
Tunelet ishin gërmuar në katin e tualetit pranë qelisë së Alket Rizait, megjithatë hetimet janë duke u zhvilluar pasi nuk ka një version konkret nëse arratisja ishte planifikuar nga shqiptari Rizai.
Stafi i burgut u mobilizua menjëherë pasi gjeti tunelin e hapur dhe me urgjencë aty janë dërguar edhe forcat speciale të policisë. Por, pas numërimit të të burgosurëve u vu re se asnjë nuk mungonte .
Nga hetimet që kryen dje pasdite punonjësit e burgut Domoku zbuluan se në dyshemenë e banjos të qelisë numër 18 në Seksionin A2 kishte një të çarë midis pllakave të dushit.
Këto pllaka dukeshin që ishin rivënë ndaj edhe gardianët e burgut dyshuan dhe ndërhynë duke zhvendosur pllakën e dushit. Aty të habitur kanë zbuluar një tunel të vërtetë prej 50 metra gjerësi, që i kalonte 10 metra thellësi.
Në këtë qeli qëndronin një shqiptar dhe një pakistanez, por ajo që u tërhoqi vëmendjen gardianëve ishte fakti se po në këtë seksion mbahet i burgosur shqiptari i famshëm Alket Rizai.
Duke pasur parasysh të kaluarën me arratisje spektakolare me helikopter nga burgu të Rizait punonjësit e burgut Domoku janë alarmuar. Sipas mediave greke ende nuk mund të bëhet një lidhje e Alket Rizait me tunelin e gjetur, por hetimet po vazhdojnë me intesitete të lartë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com