Zbulohet vendimi i Tatimeve
Profesionet e lira pa kasë fiskale

Zbulohet vendimi i Tatimeve<br />Profesionet e lira pa kasë fiskale
TIRANE - Drejtoria e Apelimit Tatimor ka nxjerrë një vendim i cili sanksionon tatimpaguesit që kryejnë shërbime vetëm nëpërmjet bankës nuk kanë detyrimin për tu pajisur me kasa fiskale, shkruan gazeta Shqip.

Vendimi u hap rrugë subjekteve private (avokat, noter, kontabilist, konsulent, auditues etj) që të mos mbajnë kasa fiskale, por t'i deklarojnë pagesat vetëm përmes bankave.

Vendimi i firmosur nga drejtori i Apelimit Flamur Lalo i referohet një kërkese të bërë nga një kontabilist i mirAtuar privat për anulimin e gjobës së vendosur nga Administrata Tatimore, Tatimet për mosinstalimin e kasës fiskale.

Kontabilisti kishte marrë gjobë 50 mijë lekë për mospajisjen me kasë fiskale, ndërkohë që të gjitha pagesat i kryente në bankë.

Sipas ligjit tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut