Është zbuluar një zirkon mikroskopik 4,4 miliardë vjeçar. Ky është materiali tokësor më i vjetër i gjetur deri tani.
 
Ky zbulim i bërë e përforcon idenë ekzistencës së një “ Toke primitive të ftohtë”.
 
Toka është krijuar rreth 4,5 miliardë vite më parë, por periudha e fillimeve të saj, vazhdon të mbetet shumë e panjohur për shkencëtarët.

Zirkoni është minerali më i vjetër i njohur në Tokë. Gjeologët i vlerësojnë për memorjen e tyre të jashtzakonshme dhe shumë të saktë. Ky mineral është shumë rezistent dhe mund të kalojë epokat duke mbetur kimikisht i paprekur, i mbyllur në gurë më të rinj.

Zbulimi i këtij zirkonit 4,4 miliardë vjeçar u bë në rajonin Jack Hills, në perëndim të Australisë. 

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)