Zbuloi lidhjen intime e të bijës së martuar në Sarandë, babai me 2 vëllezërit dhe 2 djemtë marrin peng të dashurin! E dhunuan dhe e lanë pa ndjenja në rrugë

Zbuloi lidhjen intime e të bijës së martuar në Sarandë, babai me 2 vëllezërit dhe 2 djemtë marrin peng të dashurin! E dhunuan dhe e lanë pa ndjenja në rrugë

Momenti i arrestimit

SARANDË - Ngacmimi dhe lidhja intime me një grua të martuar dyshohet se u bë shkak për marrjen peng dhe ushtrimin e dhunës për 3 orë ndaj 39-vjeçarit Gentian Omeri. Rreth orës 01:00 të mesnatës së 19 janarit u sulmua me makinë teksa po udhëtonte nga Konispoli drejt Tiranës.

Ishte Astrit Ndoj bashkë me 2 vëllezërit e me 2 djemtë e tij që morën peng Gentian Omerin, i cili dyshohet se i ngacmonte të bijën dhe kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me të. Ajo nuk ia ka dalë ta fshehë aq mirë historinë që kishte nisur me Omerin pasi ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe 2 xhaxhallarët, njëri prej të cilëve ( Alfred Ndoj) është në kërkim ndërsa të tjerët u arrestuan.

Mesnatën e 19 janarit, Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj.

Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës me të cilën po lëviznin. Destinacioni ku kishin planifikuar ta çonin ishte fshati Xarë, ku e plagosën rëndë për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

Ishte një telefonatë në polici që bëri të mundur vënien në lëvizje të forcave blu, të cilët gjetnë në rrugë 39-vjecarin dhe e dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.

3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, të cilët nuk i rezistuan arrestimit por ngritën duart lart sapo panë forcat blu. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Autorët akuzohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/01/2023 02:37

    Babai,djem,vellezer,xhaxhallare!Tingellon si ngjarje e incidente qe i bejne ne vende si Pakistani,Iraku,Arabia,Afganistani ose ne Perendim,nga njerez te ardhur nga kjo pjese e botes qe e ka veshtire te integrohet Krime nderi quhen.Shoqeri patriarkale,ku disa kurora rrine bashke,ku burrat bejne bosin ne familje e sidomos me femrat dhe ku meshkujt e kane te veshtire,per te mos thene te pamundur te pranojne /Jo-ne/,qofte dhe ne romanca qe ekzistojne vetem ne trurin e tyre,megjithese ne kete rast duket qe te dy e kane pelqyer kete lidhje.

    Përgjigju
  • KkK: 21/01/2023 17:33

    Eshte ceshtje nderi dhe nuk luhet kollaj. Tradhetia dhe nderi paguhen rende. Aj personi eshte me fat , shoresoj te shpetoj dhe te arrayiset sa me pare

    Përgjigju
    • Goni: 21/01/2023 18:49

      Po pse nuk i thyen vajzes gishtat dhe dhembet,a thua se e zuri me zor ai boti..kafsheeeee

    • @Kkk: 21/01/2023 18:28

      Po perse me zorr ja kishte kapur ky ketyre malokeve dranen e tyre qe si dilte burri? Te merreshin me dranen qe kishin ne shtepi jo me kete. Pune mslokesh te pagdhendur.

  • Poni: 21/01/2023 16:37

    Majmuna perjetesisht fo mbesim ne?Nga njera ane e krmi mbushur europen me prostituta,nga ana tjeter disa qenie akoma me bisht vazhdojne akoma ta konsiderojne prone te tyre vajzen qe eshte e martuar dhe ja dredh burrit.Kur bashkedhorti i saj nuk merakoset ,por keta çfare m...duan Jane perzjere kanunet me imoralitetin,poshtersine dhe pabesine. Kanuni ishte funksional kur nuk kish shtet dhe te pakten respektohej plotesisht dhe nuk eksportonim prostitucion dhe krim

    Përgjigju
  • Lala: 21/01/2023 16:25

    Tani e ngacmonte KY apo e shtypte o gazetar? Se Jan gjera te ndryshme.nqs e ngacmonte e ka pas hak dajakun.nqs e shtypte ska faj KY QE dhia mbante bishtin ngritur .

    Përgjigju
    • Xman: 25/01/2023 11:17

      Jo jo, ky e shtypte

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë