Një gazetare franceze u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se kishte akses në mënyrë të paligjshme në sekretet shtetërore. Ajo u mor në pyetje nga policia në lidhje me një lajm të publikuar në vitin 2021, sipas të cilit inteligjenca franceze është përdorur nga Egjipti për të vrarë civilë.
Policia bastisi më 19 shtator banesën e gazetares, Ariane Lavrilleux, dhe më pas e shoqëroi atë në komisariat. Sipas avokatit mbrojtës, ajo u mor në pyetje në lidhje me një hetim që vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Pas disa orësh, Ariane u la e lirë.
Për këtë çështje, reagoi dhe Amnesty International e cila e cilësoi si shqetësuese për fjalën e lirë, arrestimin e gazetares.
“Të ndalosh një gazetare sepse kreu punën e saj dhe nxori në dritë informacione për interesin publik, mund të jetë një kërcënim për lirinë e shtypit”, shkruhet në një reagim.
Sipas raportimeve, Lavrilleux u pyet nga oficerët e inteligjencës franceze në selinë qendrore të Sigurisë së Brendshme, DGSI.
Në artikullin e saj të publikuar në 2021, Lavrilleux përdori dokumente sekrete, sipas të cilave, autoritetet egjiptiane përdorën inteligjencën franceze për të bombarduar dhe vrarë kontrabandistët në kufirin mes Egjiptit dhe Libanit në vitet 2016-2018.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40%
-
Mësuesve
31.4%
-
Nxënësve
28.6%
Vota total: 210
Lajme të tjera
-
Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur
3 Dhjetor, 09:24
-
Francë/ Po transportonin rreth 70 kilogramë kanabis, dy shqiptarët marrin dënime të ndryshme pasi njëri bashkëpunoi me drejtësinë
1 Dhjetor, 20:06
-
Franca fiton 'Junior Eurovision Song Contest 2023', Shqipëria renditet e 8-ta
26 Nëntor, 22:24
-
Sfidat globale në qendër të vizitës së kryediplomates franceze në Kinë
24 Nëntor, 18:33
-
Paris/ Kapela e Napoleon Bonapoarte shitet për 1.9 milionë euro
21 Nëntor, 22:28
-
Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën
20 Nëntor, 20:34
-
U ekstradua dje nga Franca, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Behar Bajrin! Akuzohet për 7 vepra penale
17 Nëntor, 14:56
-
Macron nga Zvicra: Nuk kam frikë se mund të ketë sërish konflikt në Kosovë
16 Nëntor, 20:52
-
Paris, mbi 100 mijë vetë marshojnë kundër antisemitizmit në rritje
12 Nëntor, 19:48
-
Antisemitizëm ‘i shfrenuar’, Macron letër popullit: S’ka Francë nëse Franca ka frikë nga feja dhe origjina
12 Nëntor, 16:19
-
FOTOLAJM/ ‘Çështje familjare’, Alex Soros publikon foton krah Ramës dhe Lindës nga Forumi i Paqes në Paris
11 Nëntor, 08:43
-
Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris, do të diskutohet lufta Izrael-Hamas! Pritet të jepen 1 mld € ndihmë për Gazën
10 Nëntor, 10:52
S'ka pse të arrestohet. Ajo bëri punën.
PërgjigjuJo mo cne nuk i bejne vendet “demokratike “ keto lloj krimesh ata jane shume te “ paster “ por nese keto gjera do te ndodhin ne ndonje shtet jo perendimor do tu shqyhej llapa duke folur kurse ne vendet e tyre ju bejne presion mediave dhe nuk i lejojne tju dalin skandalet ne drite
Përgjigju