Zbulon se e tradhton bashkëshortja 
i pret penisin me gërshërë dashnorit

Zbulon se e tradhton bashkëshortja <br />i pret penisin me gërshërë dashnorit
Një i ri në Japoni është tërbuar nga xhelozia dhe ka ndërmarrë një akt ekstrem. Pasi nuk e kishte zënë gjumi gjatë gjithë natës pasi bashkëshortja e tradhtonte me një avokat, Ikki Kodukai vendosi t’i jepte "zgjidhje" problemit.

24-vjeçari ka shkuar në zyrën e dashnorit të bashkëshortes dhe e ka detyruar të ulë pantallonat dhe me gërshërë kopshtarie i ka prerë organin gjenital dhe më pas ia ka hedhur në tualet.

Policia thotë se, viktima është një avokat 42-vjeçar, i cili është goditur disa herë nga i riu para se t’i priste penisin. Faqja “The Japan Today” raporton se sulmi ka ndodhur rreth orës 07:40 dhe bëhet e ditur se 24-vjeçari është me profesion boksier.

42-vjeçari është dërguar në spital dhe nuk raportohet gjendja e tij shëndetësore. Por, dëshmitarët thonë se pavarësisht se ai ka humbur shumë gjak, jeta e tij nuk është në rrezik.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv