Zbuloni personalitetin e shokëve tuaj
në Facebook, nëpërmjet statuseve

Zbuloni personalitetin e shokëve tuaj<br />në Facebook, nëpërmjet statuseve
Një studim i bërë së fundi zbulon se statuset që njerëzit bëjnë në Facebook tregojnë shumë për personalitetin e tyre.
 
Studiuesit nga Universiteti i Lundit në Suedi kanë dalë në përfundimin se përditësimet që tregojnë psikopatinë, kanë të bëjnë më së shumti me prostitutat, pornografët dhe kasapët.
 
Ata thonë se njerëzit me tipare psikopatie janë të fokusuar te dëshirat e tyre dhe janë të pandjeshëm ndaj të tjerëve, gjithashtu këta persona thyejnë normat dhe rregullat dhe kanë prirje për të kryer krime.
 
Narcistët bëjnë statuse që tregojnë besim të tepruar tek vetja e tyre duke nënvlerësuar të tjerët.
 
Dinakët mund ti dalloni nga statuset e tyre cinike, zakonisht janë të largët dhe nuk preken nga morali gjithashtu gënjejnë dhe tentojnë të manipulojnë njerzit rreth vetes.
 
Danilo Garcia, studiues në qendrën kërkimore, ‘Qendra për Etikë, Ligj dhe Shëndeti Mendor’ në Suedi', është shprehur se, “Facebook ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë në internet dhe kjo ofron një mundësi unike për kërkime psikologjike”.
 
Ky studim është bazuar në testet e personalitetit dhe ka marrë në vezhgim përditësimet e më shumë se 300 amerikanëve.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot