Nesër në Kosovë, do të mbahet festivali i shumëpritur ‘Sunny Hill Festival’, i cili do të zgjasë për katër ditë, deri më 7 gusht. Së fundmi, faqja zyrtare e festivalit ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në Instagram. Në njoftim thuhet se mjetet e mprehta, ushqimi dhe pijet, parfume, substance narkotike dhe shkrepësat nuk do të lejohen brenda festivalit.
Nga data 4 deri më 7 gusht do të performojnë artistë shqiptarë dhe të tjerë me famë botërore, mes tyre edhe vetë Dua Lipa. Emrat më të njohur që do të ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Burak Yeter, Mahmood, Dj Regard.
Ndërsa festivali duket se do të bashkojë edhe Babastars pasi do të jenë të pranishëm Ghetto Geasy, Onat, Cozman dhe Ledri Vula. Ata kanë qenë një ndër grupet më të dashura të publikut por mosmarrëveshjet bënë që secili të vijojë karrierën solo. Mbetet për tu parë nëse do lënë hatërmbetjet për të sjellë hitet e tyre në festival.
Artistë të tjerë që do të performojnë përgjatë 4 ditëve janë: Kamal, Romeo Blanco, Emir Taha, Ylli Limani, Dhurata Dora, Lumi B, Rron, Labi, Jimpong, Semi, Kreshnique, Erno, Lluni, Lyrical Son, Mc Kresha, Adrian, Nush, Vertigeux, Sahati, Galoski, Dj Floë, Eros dhe Art Lokaj, Lafazani, Lekë, Sytë, Booki, Azet, Zuna, Zëada, Yon Idy, Dj Banz, Edon, Liburn, Dj First, Fatizzle, Sancet, Caboo dhe Art Haliti.
Kujtojmë që ‘Sunny Hill Festival’ do të mbahet edhe në vendin tonë, më 26, 27, 28 gusht.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë, raporton Gazeta Express në Kosovë.
Dua Lipa ndodhet në Prishtinë në sajë të festivalit Sunny Hill, i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
Dua do të performojë në festival, së bashku me këngëtarë të tjerë me famë botërore, si edhe këngëtarë shqiptarë.