Zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, ka shpërthyer në ofendime pas disfatës së thellë të kombëtares ndaj Anglisë, ku u mund me rezultatin 5 me 0.

Me një fjalor vulgar, ai iu drejtohet tifozëve, të cilët pas ndeshjes kritikuan kombëtaren, për paraqitjen jo të mirë që ka bërë.

‘Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni’, shkruan Andi Verçani.

Postimi i Veçanit në rrjetet sociale