Zëdhënësi i Kremlinit: Të pavërteta raportimet për bisedë telefonike mes Trumpit dhe Putinit

Pas telefonatës së javës së shkuar  midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, Ëashington Post ka zbardhur një pjesë të bisedës. Gjatë telefonatës, të cilën Trump e ka bërë nga resorti i tij në Florida, ai i ka kërkuar presidentit rus të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij praninë e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë.

Trump dhe Putin diskutuan për paqe në Evropë, për të cilën Trump ka shprehur interesin për bisedat pasuese për të diskutuar "zgjidhjen e luftës së Ukrainës së shpejti’. Në fushatën e tij presidenciale, Trump tha se do t'i jepte fund të menjëhershëm luftës në Ukrainë, megjithëse nuk ofroi detaje se si synonte ta bënte këtë.

Nga Kievi zyrtar ndërkohë, mediat citojnë reagime pas telefonatës Trump-Putin. Qeveria e Ukrainës, nuk ka qenë në dijeni dhe nuk është njoftuar se Trump do të bisedonte me presidentin rus.

Por si në qiell të hapur, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov hodhi poshtë zërat për një telefonatë të zhvilluar mes Trump dhe Putin. Peskov reagoi për artikullin e Washington Post duke thënë se nuk ka ende plane specifike për kontakt mes Trump dhe Putin.

“Është plotësisht e pavërtetë. Është gjë plotësisht e shpikur, është informacion i rremë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për media, më 11 nëntor.

“Nuk është zhvilluar asnjë bisedë”.

Moska ndërkohë vijon luftën 50 mijë forca të armatosura ndodhen në zonën e Kursk, në gatishmëri për të sulmuar. Presidenti polak Donald Tusk ka thënë në një intervistë të tij të fundit, se së shpejti mund të mësojmë një datë konkrete për një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në një intervistë kryeministri polak, l të pqartë se si do të vijë ajo por e quajti një vendim që do të ccojë në më pak ndërhyrje të SHBA në çështjet e Ukrainës.

Sa i takon mbështetjes ndaj Ukrainës, SHBA dhe Gjermania janë dy aleatët kryesorë të saj deri më tani. Për të ruajtur të njëjtin pozicion, Presidenti në detyrë Joe Biden, do bisedojë më Donald Trump në lidhje me këtë çështje ne Washington, ku do ti kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane edhe në presidencën e Trump.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës