Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Po bën presion ndaj Prokurorisë për kallëzimin ndaj Dvroranit

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Po bën presion ndaj Prokurorisë për kallëzimin ndaj Dvroranit

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku tha se Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës  do ti shtohen edhe shkeljet e bëra në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Balla ka bërë një deklaratë të dënueshme pasi sipas tij, janë presione ndaj organit të akuzës për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal të Presidentit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË: LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE! TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”, shkruan Blushi.

Me herët Presidenca ka bërë një kallëzim ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, në tre prokurori, të Përgjithshëm, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILIR KAK META: 21/11/2019 09:29

    Ilir MUT meta duhet një or e më par të çohet në burg. Ky njeri është hsjduti më maskara i Shqipris e ngatrestari më i flliqur.

    Përgjigju
  • Lefteri: 20/11/2019 20:43

    Sa balla ka pare likja

    Përgjigju
  • Populli: 20/11/2019 15:18

    Sa per presione Liken e kemi njesh,sa per vjedhje,sherre,ligesi mos ja hame hakun Likja eshte si gjithmone njesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni