Zëdhënësi i UNICEF: Bombat bien çdo 10 minuta, askush nuk është i sigurt

Zëdhënësi i UNICEF: Bombat bien çdo 10 minuta, askush nuk është i sigurt

Foto e disa fëmijëve teksa marrin ndihma nga UNICEF

1699547444_unicef.PNG

Foto e disa fëmijëve teksa marrin ndihma nga UNICEF

James Elder, zëdhënës i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef, tha se ka shqetësime serioze për ndikimin e veprimeve ushtarake izraelite në Gazën jugore.

“Ajo që ndodhi në veri, tmerri që njerëzit duruan nuk duhet të lejohet të ndodhë në jug”, tha Elder.

Ai tha se bombat bien çdo 10 minuta. Sipas tij, askush nuk është i sigurt në spitale dhe as në strehimore.

“Për njerëzit në Gazën jugore, rreziku tani kombinohet me rraskapitjen. Kur jeni zhvendosur tre ose katër herë për shkak të bombardimeve, njerëzit janë të lodhur, të rraskapitur, duke u përpjekur të qëndrojnë të sigurt së bashku me fëmijët e tyre. Ata nuk kanë ku të shkojnë", tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online