Luftëtarët Huthi në Jemen kanë rinisur sulmet ndaj qytetit portual al-Makha në Detin e Kuq, tha për Reuters një zëdhënës i ushtrisë jemenase.
Një video e transmetuar nga televizioni Al Masirah, i lidhur me rebelët Houthi tregoi lëshimin e disa raketave balistike dhe dronëve.
Ato shënjestruan përqendrimet e trupave saudite dhe depot e armëve, tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi, Yahya Saree, në Telegram.
Ushtria e Jemenit tha se një sulm i mëparshëm në port të dielën vrau të paktën shtatë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani vendos kushte të forta për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: SHBA duhet të ndryshojë qëndrim! Teherani premton video nga takimi i Khameneit me Presidentin Pezeshkian



