Zëdhënësja e Berishës 'thumbon' Bashën: Sot ka politikanë që ndikohen nga familjarët për të marrë vendimet

Zëdhënësja e Berishës 'thumbon' Bashën: Sot ka politikanë që ndikohen nga familjarët për të marrë vendimet

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANE- Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli në një intervistë për Tch ka deklaruar se ai duhet të ishte shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda Partisë Demokratike, edhe pas largimit nga drejtimi i saj.

“Berisha është shumë aktiv në politikë e nisur nga kjo mendoj që duhet të ishte edhe shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda PD. Mendoj që kjo do ishte një garanci e shtuar për të gjithë demokratët, edhe për ata që nuk ndjekin linjën zyrtare të PD, gje për të cilën me thënë të drejtën gjykoj që ka shumë nevoje PD-ja sot”, u shpreh Mëhilli.

Ajo ka thumbuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa theksoi se ka politikanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare.

“Për cështjen e ndikimit Berisha hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike. Ai vetë por dhe familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm që mos ngatërronin raportet dhe marrëdheniet e veta si familjare me bashkëpunëtorët e tij. 

Ka qene shume i ekuilibruar ky raport.Ndryshe nga sot ku fjalë apo raportime për politikanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare, domethënë ndikimi është dhe vendimtar”, tha Mëhilli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/01/2020 10:44

    Lyli eshte nje djal i ri largpames qe e vune në ate rol për te reformuar PD. Si fillim u be terheqja e Saliut, pastaj dërrmimi i Patozëri-Jozefinllëkut dhe në fund u shporrën vasalët-hafije të Nokërri-Paloqerisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite