Zëdhënësja e KE:Dialogu Kosovë
Serbi me bashkëpunimin e SHBA

Zëdhënësja e KE:Dialogu Kosovë<br />Serbi me bashkëpunimin e SHBA
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjithmonë e ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

“SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur dialogun, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja dhe bashkërisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq, për agjencinë “Beta”,  duke komentuar deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe mediave për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë kësaj jave se nga zëvendëspresidenti Amerikan, Mike Pence, ka marrë premtim se SHBA-të do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

E bukur ishte jeta “gratis”

E bukur ishte jeta “gratis”