Zef Brozi apel PD: Protestoni
paqësisht, ndryshe para ligjit!

Zef Brozi apel PD: Protestoni<br />paqësisht, ndryshe para ligjit!
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi nga SHBA bën apel në drejtim të opozitës që të protestojë qetësisht, pasi mban përgjegjësi për çdo dëm që mund të shkaktojë në Tiranë.
 
Në një prononcim për “TemA” Brozi  nënvizon se Tirana është e të gjithëve dhe çdo lloj dëmi që mund të shkaktohet duhet të zhdëmtohet plotësisht nga opozita.
 
Ju bëj apel drejtuesve të partive opozitare dhe të gjithë qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e opozitës në Tiranë më 18 shkurt që të tregojnë qytetari e përgjegjshmëri duke protestuar paqësisht dhe duke respektuar ligjet, duke mos rrezikuar shëndetin e jetën e tjetrit, dhe duke mos dëmtuar e shkatërruar pronën dhe ambientet publike e private.
 
Kushdo që dëmton, përvetëson apo shkatërron pronën, duhet të zhdëmtojë plotësisht dhe të përgjigjet pa asnjë hezitim sipas ligjit. Edhe nëse kjo ndodh gjatë protestave të kujtdoqoftë.
 
Tirana është e të gjithë shqiptarëve dhe askush, qoftë ai dhe ajo edhe protestues, nuk duhet ta dëmtojë apo bëjë pis kryeqytetin tonë të dashur (dhe asnjë qytet apo fshat të Shqipërisë)
”, deklaron Brozi.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)