FALENDERIMI
Para se t'ju përgjigjem pyetjeve që më bëni, dëshiroj të shpreh falenderimin, mirënjohjen dhe besimin që unë kam për gazetën tonë të dashur - Shqiptarja.com, për stafin e saj, për gazetarët e saj kurajozë që janë një model i gazetarisë profesioniste dhe guximtare. Dua që në këtë fillim bisede t'u bëj apel të gjithë dhunuesve të lirisë së fjalës, shtypit dhe medias-pra pushtetarëve e politikanëve, prokurorisë dhe gjyqësorit: Ndalni burgimet, gjobat marramendëse, persekutimet, kërcënimet, presionet dhe shantazhet ndaj gazetarëve e stafeve të shtypit e medias kurajoze që denoncojnëkrimet dhe korrupsionin e pushtetarëve! Ju nuk do të mund ta kryqëzoni lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të medias
të cilat dalin fitimtare mbi çdo tirani".
(aq/shqiptarja.com)