Zef Bushati: Jo reformë
territoriale, ka synime politike

TIRANE- Partia Aleanca Demokristiane theksoi dje në një komunikatë për mediat se nuk duhet të bëhet asnjë reformë territoriale. Kreu i kësaj partie, Zef Bushati tha se kjo nismë e qeverisë ka interesa elektorale dhe se partnerët ndërkombëtar si OSBE dhe BE duhet të mbajnë përgjegjësi nëse miratohet ky draft. “Kështu ndodhi në periudhën kur në pushtet ishte Partia Demokratike e cila lapsin për ndarjen territoriale e rrotulloi sipas interesave të saja elektorale.

Po të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë edhe Partia Socialiste duke synuar që ta ngushtojë në maksimun rrethin e partieve pjesëmarrse në parlament në hartimin e draftit, por edhe të grupimeve të ndryshme politike apo të ekspertëve të shoqërisë civile dhe të shoqërisë shqiptare që banon në zonat ku synohet të preket ndarja territoriale. BE dhe OSBE e cila monitoron proceset në Shqipëri mbajnë përgjegjësi për çdo deformim të dencentralizimit të pushtetit lokal i cili deri më sot, edhe pse mbas 23 viteve, nuk është më i miri i mundshëmi dhe qendron mjaft larg nga standardet e vendeve të Europës Perëndimore.”,- ka theksuar Zef Bushati.

Këto deklarata të kreut të ADK, njëkohësisht edhe kryetari i Unionit Demokristian erdhi pasi në komisionin e reformës territoriale nuk është as një anëtar nga partitë të spektrit kristian. Gjithësesi deri më tani puna e këtij komisioni është paralizuar pasi deri opozita e ka bojkotuar këtë proces duke mos plotësuar kështu as kuorumin sa për të filluar shqyrtimin e materialeve. Për zgjidhjen e këtij ngërçi janë futur në mes edhe partnerët ndërkombëtarë, por situata deri më tani mbetet po e njëjtë.

Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët