Zef Mazi: Detyra si kryenegociator përgjegjësi e madhe për mua, do jem avokati më i mirë për vendin

Zef Mazi: Detyra si kryenegociator përgjegjësi e madhe për mua, do jem avokati më i mirë për vendin

Në fjalën e tij, tashmë si kryenegociator i vendit për Integrimin në BE, Zef Mazi us hpreh se do të jetë avokati më i mirë për vendin.

“Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim. Do funksionoj  si avokati më i mirë për vendin tinë. Rrugë e gjatë me sfida, ndoshta do të kemi edhe pengesa, por motja duhet të jetë "jo kjo gjë nuk bëhet, por të gjejmë rrugë për ta zgjidhur, Prandaj ka shumë rëndësi ekipi. Ata që e nisin me vrap që në fillim, nuk e përfundojnë maratonën, Detyra ime është që të sqaroj pa asnjë shmangie dhe pa ulur ritmi duke diskutuar me të gjithë aktorët politikë, se ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët. Do të ngrihet një akademi për integrimin, do të jetë si një qendër edukimi, trajnimi për të gjithë ata që do të merren me çështjet e integrimit, për dijeninë tuaj ekipi i kryenegociatorit do të përbëhet nga një numër i vogël, 3-4 veta, vakancat për këto vende do të bëhen publike që t'i jepen mundësi cilit do që mendon se ka aftësi, do i shoh me shumë kujdes për çdo kandidaturë se ky post që unë do të mbajë me shumë nder ka nevojë të këshillohet, jo të këshillojë, do të zgjedhim më të kualifikuarit se suksesi i punës sonë kanë më shumë se referenca individuale. Vij në këtë post, i nderuar, pas shumë vite punë jashtë shtetit. Ky emërim dhe ky post ka rëndësi shumë të veçantë, sepse do punoj për vendin tim dhe për shtetin tim. Kaq shumë rëndësi që ekipi të funksionojë në mënyrë harmomike. Kjo është garë e gjatë, por qëllimi është i njëjtë për të gjithë shqiptarët. Unë do flas me tqë gjithë faktorët politikë në vend, sepse integrimi ka nevojë për partitë, për zërat e shoqërisë civile. Po punohet për Akademi për Integrimin në vendin tonë. Ekipi i kryenegociatorit do të ketë 3-4 persona. Vakancat do të bëhen publike që t’i jepet mundësia çdokujt që mendon se ka aftësi të aplikojë. Do kemi mundësi që të zgjedhim më të kualifikuarit”, tha Mazi.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Kryenegociatori me BE-në: Do të takoj Metën dhe dëgjoj Bashën! Rama: Gati të ulem me presidentin në cdo kohë (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë