Zelandë e Re – Një motorçiklist gjatë aventurës së tij në Zelandën e Re ka përjetuar një eksperiencë disi të hidhur, kur përpara tij u shfaq një dash.

Motorçiklistit i doli përpara dashi i quajtur Rambro, i cili nuk e lejonte motorçiklistin të kalonte rrugën. Dashi vrapoi drejt motorit dhe e qëlloi me brirë.

Motorçiklisti e pa që e kishte të pamundur të largonte dashin nga rruga dhe pa si zgjidhje të vetme të zbriste nga motori dhe ta trembte. Por, çuditërisht asgjë nuk funksionoi.

Vetëm sa i përkeqësoi gjërat më keq. Dashi sulmoi me brirë edhe motoristin. Por, ky i fundit tregohej i shkathët dhe arrinte që të shmangej.

Pas shumë përpjekjeve për ta larguar dashin nga rruga e tij, e pa që ishte e pamundur dhe vendosi të kthehej andej nga kishte ardhur.

Por, përsëri dashi nuk iu nda motorçiklistit. Ai ndiqte motorin nga pas, deri sa në një pjesë të rrugës u dorëzua dhe nuk e vazhdoi më ndejkjen e tij.