
Lufta në Ukrainë deri më tani ka shaktuar shkatërrimin ose dëmtimin e 113 kishave.
"Që nga fillimi i luftës, 113 kisha janë shkatërruar ose dëmtuar nga bombardimet ruse. Midis tyre ka kisha që i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore, por nuk i rezistuan pushtimit rus”, kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodomir Zelensky në video-mesazhin e tij gjatë mbrëmjes në ditën kur u bombardua Hermitati i të Gjithë Shenjtorëve të Fjetjes së Shenjtë të Sviatohirsk Lavra në Donetsk.
Rindërtimi i Hermitazhit të Gjithë Shenjtorëve në Svyatogorsk Lavra, filloi në vitin 2001.
"10 qershori do të ishte përvjetori tjetër i fillimit të punimeve.Propagandistët rusë janë të parashikueshëm dhe akuzojnë ukrainasit për zjarrvënie, megjithëse murgjit e shihnin qartë se ishte artileri ruse", tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Vijojnë bombardimet në Kharkiv! Zelensky viziton ushtarët në Zaporizhzhia! Papa thirrje krerëve të qeverive: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim









