Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri të ditur se 4700 raketa ruse kanë goditur Ukrainën që prej nisjes së luftës.
"Sot është dita e 270 -të e një lufte në shkallë të gjerë. Rusia ka përdorur më shumë se 4700 raketa . Qindra qytetet tona thjesht janë djegur. Mijëra njerëz kanë vdekur . Qindra mijëra janë dëbuar me forcë në Rusi. Miliona janë larguar nga Ukraina për në vende të tjera, duke ikur nga lufta", u tha Zelensky pjesëmarrësve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, raporton UNIAN.
Lideri ukrainas përsëriti edhe një herë nevojën për të ndaluar agresionin rus.
Lajmi kryesor:
Shpërthime të fuqishme në Zaporzhzhia! OKB-ja kërkon ndalimin e luftimeve: Ndaloni, po luani me zjarrin! Medvedev: Kievi është vetëm një qytet rus






