Zelensky anulon vizitën e planifikuar në Izrael

Zelensky anulon vizitën e planifikuar në Izrael

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, anuloi vizitën e planifikuar në Izrael. Gazeta Times of Israel ka cituar burime diplomatike, të cilat thonë se lideri ukrainas ende është duke planifikuar një vizitë në shtetin izraelit, por ende nuk ka një datë të saktë.

“Nëse presidenti Zelensky vjen, ai do të pritet krahë hapur”, citohet të ketë thënë një zyrtar izraelit.

Një diplomat ukrainas ka thënë për gazetën se Zelensky ishte “shumë i zhgënjyer” me publikimin e lajmit televiziv në Channel 12 të Izraelit, pas ai nuk dëshironte që lajmi të bëhej publik deri sa të mbërrinte në Tel Aviv.

Rikujtojmë se Izraeli nuk ka mbajtur anë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa ukrainasit kanë mbështetur vendimet e shtetit izraelit në luftën me Hamasin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike