Zelensky bisedë telefonike me Macron: Presim më shume reagime ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë

Zelensky bisedë telefonike me Macron: Presim më shume reagime ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë

1660661116_bpanewsc5430abafd06449ab392613cc5b17aad1.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Zelensky thotë se me Presidentin francez diskutuan rreth kërcënimeve bërthamore nga Rusia.

‘Bisedova me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ne diskutuam rreth rëndësisë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjithashtu prekëm dhe disa çështje si kërcënimi bërthamor që bën Rusia, situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s. Falenderoj Emmanuel Macron për qëndrimin kundër referendumeve për aneksimin e 4 rajoneve tona nga Rusia. Ne presim reagime të ashpra nga e gjithë bota kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, madje duke shtrënguar më shumë sanksionet ndaj këtij agresori.’- shkruan Zelensky në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

9 shtete pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO! Stoltenberg: Pasoja të rënda nëse Putin përdor energjinë bërthamore! Macron bisedë me Zelensky: Së shpejti sanksione të reja


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës