Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.
Rama ndan një fjalë të pakët nga biseda që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garanton atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë
"Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse", shkruan Rama.
Nga ana tjetër Zelensky ka vlerësuar ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë
"Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t'i dhënë fund luftës", shkruan Zelensky.
Lidhur me situatën në Ukrainë, Shqipëria ka rol bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB pikërisht për të dënuar sulmin rus dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë popullin e Ukrainës. Shqipëria ka qenë ndër të parat që ka ndihmuar Ukrainën duke e furnizuar ushtrinë ukrainase me municione. Gjithashtu vendi ynë i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Sanksionet janë të karakterit individual dhe ekonomik, në financë, energji, transport dhe teknologji. Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, ndërsa ka ngrirë asetet e Putin, Lavrov.
Një pjesë e bisedës mes tyre
ER: Alo?
VZ: Alo, Kryeministër,
ER: Po
VZ: Jam Presidenti I Ukrainës
ER: Z. President, si jeni?
VZ: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë
ER: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t'ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.
VZ: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë.
/ARBERORI/ &/SON/,bravo vazhdoni me kete logjike,sec ndodh pertej nuk ka rendesi,tymi e flaka t'i dale botes,rendesi ka qe ju t'i keni te gjitha ne rregull brenda gardhit te shtepise tuaj,ku rrotullohet gjithe bota dhe jeta juaj e vogel.Jeni vertet per t'u meshiruar!
PërgjigjuJo, nuk e kane mbeshtetjen tone, s'na rruhet fare madje!
PërgjigjuKy km ynë bq së pari e ka pyrt se a e mbështet Ukraina balkanin e hapur, dhe i ka treguar se vucici është njeri i ”mirë” . A mos i ka ta ndermend të pyet se si janë dhe ku janë shqipëtarët Ukrainas, jo ore agjentët nuk pyesin për asgjë sepse duhet t’i kryejnt urdhërat dhe asgjë më shumë …
Përgjigju