Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të kërkojë bllokimin e plotë të bankave ruse nga sistemi bankar ndërkombëtar. Në një fjalim në mediat sociale, ai tha se paketa e re e sanksioneve të paraqitura nga vendet perëndimore kundër Rusisë nuk është në përpjesëtim me mizoritë e kryera. 

“Kjo paketë duket efektive, por nuk mjafton”, ka përsëritur ai. "Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për një formë embargoje ndaj eksporteve ruse të naftës. Kjo është një nga themelet e agresionit rus."


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës