Volodymyr Zelensky
Kievi do të marrë anije ushtarake për të garantuar sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Ukrainska Pravda në konferencën Grain from Ukraine, që po zhvillohet në Kiev.
Zelensky shpjegoi se Ukraina e konsideron suksesin e saj të madh këtë vit që ka siguruar një korridor për anijet e grurit në Detin e Zi, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e mëparshme.
Kievi po punon për të garantuar sigurinë e anijeve.
"Ne jemi dakord me partnerët tanë, do t'i shoqërojmë anijet për të garantuar sigurinë e tyre. Tashmë kemi marrëveshje specifike për të marrë anije. Është një çështje e së ardhmes së afërt", tha Zelensky.
Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se rajoni i Odessa do të mbrohet me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë - Rusi/ Moska sulm ajror me dronë iranianë mbi Kiev, zyrtari ushtarak e quan sulmin më masiv nga fillimi i pushtimit rus! Persona nën rrënoja
