Foto: Volodymyr Zelensky

 Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj

"Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet për pushtimin e rajoneve tona, veçanërisht rajonin e Donetskut. Dhe nuk do ta pushtoni as këtë vit", shkroi presidenti ukrainas në një mesazh drejtuar Vladimir Putin, me të cilin kërkoi një takim.

"Ju nuk prisnit rezistencë në shkallë të gjerë nga Ukraina dhe nuk parashikuat që gjërat do të shkonin kaq larg. Megjithatë, ja ku jemi të gjithë, në vitin e pestë të kësaj lufte në shkallë të gjerë", tha ai.

Tani, "mos kini frikë të zgjidhni rrugën për të dalë nga kjo luftë. Kjo është gjëja kryesore që kërkohet prej jush tani.

“Ukraina e ka ruajtur pavarësinë e saj. Dhe do ta ruajë atë. Pavarësisht të gjitha parashikimeve që tregojnë të kundërtën", përsëriti ai.


Lajmi kryesor:

Ukrainë/ Zelensky mesazh për Putin: Le të takohemi dhe ta mbarojmë këtë luftë! Kremlini: Është i mirëpritur në Moskë në çdo kohë