Lufta Izrael-Gaza po ia heq fokusin konfliktit në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se ky ishte një nga qëllimet e Rusisë, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Në konferencën me presidenten e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, ai mohoi se luftimet në Ukrainë kishin hasur në një ngërç, pavarësisht një vlerësimi të fundit për këtë nga gjenerali më i lartë ushtarak i vendit.
Kundërofensiva e Ukrainës në jug deri më tani ka bërë pak përparim, dhe kjo ka nxitur frikën e lodhjes nga lufta në mesin e aleatëve perëndimorë të Kievit, me sugjerime për ngurrim në rritje në disa kryeqytete për të vazhduar dhënien e armëve dhe fondeve të avancuara Ukrainës, raporton BBC.
"Të gjithë po lodhen dhe ka mendime të ndryshme. Por ky nuk është një ngërç", tha Zelensky.
Ai pranoi se Rusia po kontrollonte qiejt dhe se Ukraina kishte nevojë urgjente për avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan dhe mbrojtje të avancuara kundërajrore për të ndryshuar situatën. Po ashtu, hodhi poshtë raportimet se është nën presion për ta shqyrtuar mundësinë e negociatave me Rusinë.
“Sot, askush në mesin e liderëve të BE-së, SHBA-së dhe të tjerëve, partnerëve tanë, nuk është duke bërë presion që të ulemi dhe të negociojmë dhe të japim diçka. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Zelensky.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3820
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
Edhe një çifut tjeter ukrahinas do mundohet të fitoje luften me nje superfuqi si rusia. Izraeli shtet terrorist vret gra e fëmijë.
Përgjigju