Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se prania e atletëve rusë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të ishte "një shenjë dhune dhe mosndëshkimi". Përfaqësuesit e shtetit “vrasës dhe terrorizues” nuk kanë vend në garat olimpike. Këtë e ka përsëritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në një postim në Twitter.
I lidhur me videokonferencë me ministrat e sportit të disa vendeve, të mbledhur në Londër me iniciativën e qeverisë britanike, Zelensky theksoi: "Ndërsa Rusia vret dhe terrorizon, përfaqësuesit e këtij shteti terrorist nuk duhet të kenë vend në sport dhe në garat olimpike. Thjesht prania e përfaqësuesve të shtetit terrorist është një manifestim i dhunës dhe mosndëshkimit. Kjo nuk mund të mbulohet nga një pretendim neutraliteti apo një flamur i bardhë," shtoi ai.
Ukraina është kundër mundësisë së pranisë së atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike Paris 2024, edhe nën një flamur neutral, i mbështetur nga IOC, dhe kërcënoi të bojkotonte Lojërat e ardhshme. Sipas Zelensky, Moska do të përdorë pjesëmarrjen e sportistëve rusë për qëllime "propagande lufte".
“Nëse sportet olimpike kishin të bënin me vrasjen dhe goditjen me raketa, atëherë e dini se cila kombëtare do të ishte në vendin e parë”, tha ai me shaka.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Raketat ruse kalojnë në hapësirën ajrore moldave dhe rumune! Dorëhiqet kryeministrja në Moldavi
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.2%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45