Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar sot një vizitë në Francë, nga ku ka nënshkruar dy marrëveshje me Francën me vlerë 650 milionë euro.
Marrëveshjet u nënshkruan nga dy presidentët, ai francezë Emmanuel Macron dhe ukrainas Volodymyr Zelensky dhe janë në formën e kredive dhe dhuratave për Ukrainën për të mbështetur komunitetet lokale.
Njëra nga dy marrëveshjet parashikon sigurimin e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (Afd) "me fonde të përkohshme prej 400 milionë euro dhe 50 milionë dhurata deri në vitin 2027" për "të zgjasë aktivitetet e saj në Ukrainë, në mbështetje të komuniteteve lokale", sipas medias franceze Elysée.
“Faleminderit Francë”, këto ishin fjalët e para të Volodymyr Zelensky, i cili ishte i pranishëm edhe në senacën e parlamentit francez.
Presidenti ukrainas u prezantua me rreth 200 deputetë të pranishëm, të cilët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën hyrjen e tij në Asamblenë Kombëtare.
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Yael Braun-Pivet, e prezantoi atë para deputetëve duke e siguruar atë se Franca dhe deputetët e saj janë në anën e Ukrainës.