Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë, Kollçaku: Do shprehë mirënjohjen për solidaritetin tonë! Putin donte të përcante NATO-n, por dështoi! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit? Kontribut real

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky me fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë do t’i shprehë mirënjohjen popullit shqiptar për solidaritetin e treguar që prej 24 shkurtit. Kështu u shpreh deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku, ndërsa shtoi se Shqipëria përmes sanksioneve ndaj Rusisë, po paguan bashkë me ukrainasit çmimin për liri.

 “Zelensky ka pasur një komunikim të vazhdueshëm që nga 24 shkurti me vendet e NATO-s dhe vendeve mike. Ai do t’i drejtohet parlamentit shqiptar për t’i shprehur popullit shqiptar mirënjohjen për solidaritetin e treguar gjatë kësaj kohe. Ne po paguajmë përmes sanksioneve bashkë me popullin e Ukrainës çmimin e lirisë, populli shqiptar është i vendosur për këtë.”, tha ai.

I pyetur lidhur me rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri”, Kollçaku tha se kontributi është real dhe jo vetëm simbolik.

Gjatë intervistës ai tha se Shqipëria ka qenë pranë Ukrainës prej vitit 2014, ndërsa shtoi se nëse NATO e kërkon kontingjentet janë gati për t’u dërguan.

“Roli i Shqipërisë në NATO, kemi qenë në rreshtat e parë, jo vetëm simbolikisht, por edhe me kontributin tonë, sigurisht proporcionalisht me fuqinë tonë. Të qenit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne kemi qenë bashkehartues në shumë rezoluta me Francën dhe venet të tjera. Nuk është simbolik kontributi, por real. Konflikti në Ukraina ka nisur që në 2014. Kemi çuar oficerë inteligjence, kemi çuar ndihma, kemi pasur prezencë dhe këshilltarë. Vitet e fundit ne kemi çuar trupa në Bosnje, Rumani. Nëse e kërkon NATO ne kemi kontigjentë në gatishmëri.“, u shpreh ai.

Sipas tij rezistenca ukrainase dhe ndihma e perëndimit, kanë bërë që Putin të dështonte në çdo objektiv të vendosur në fillim të agresionit në Ukrainë. Ai tha se lufta pritet të vazhdojë gjatë, pasi Putin nuk e pranon dot humbjen e thellë.

“Ukraina e theu mitin e ushtrisë së pathyeshme, me rezistencën e saj. Putin dështoi në 3 objektivat e tij, dështoi të pushtonte Kievin, të rrëzonte qeverinë dhe të përçante aleancën. Ai dështoi! Ky është miti që u thye. Miti që u ndërtuar, është ai i vërteti, por është deri në mit, i një rezistence të pathyeshme, i një presidenti legjendarë dhe i një populli që po sakrifikon çdo gjë për lirinë. Sigurisht mbështetja e perëndimint ka qenë shumë e rëndësishme. Lufta do vazhdojë gjatë. Putin nuk e pranon faktin që të humbasë. Në 9 maj pritet të shpallë gjendjen e luftës, që i jep mundësinë të shtojë forcat. Mund të kalojnë 1-2 vjet, që do të ndikojë në ekonominë e të gjithë botës. Pavarësisht se është një sakrificë, por do të ishte edhe më e dhimbshme se të lëmë oreksin rus të rritet. Ai sigurisht që ka dëshirë të marrë edhe shtete të tjera. Është momenti që të ndalin egon e Putin.”, tha deputeti.

Lidhur me presidentin e ri të vendit, ai tha se dy nga emrat e “zarfit” që kishte zgjedhur ai u refuzuar, pasi ishin pjesë e grupit parlamentar. Kollçaku siguroi se figura e re e presidentit do të jetë një figurë bashkuese dhe nuk do t’i ngjaj aspak këtij që kemi tani.

“Mu dogjën 2 emra sepse ishin pjesë e grupit parlamentar, jam i sigurt që në ato zarfe ka shumë personalitet nga diplomacia, forcat e armatosura, shoqëria civile. Nuk do të habitesha nëse presidenti të ishte i opozitës, apo një njeri që nuk ka të bëjë aspak me politikën. Me standardin që kemi ne do të jetë më i mirë se ai që kemi aktualisht. Deri tani opozita nuk ka bashkëpunuar, por nëse investohen, atëherë mundet që presidenti të jetë i të gjithëve. Do të jetë një figurë bashkuese.”, tha Kollçaku.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari