BE i jep Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse

BE i jep Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse

Pas më shumë se 2 vitesh nga fillimi i agresionit rus, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, synon hartimin e një plani të mirëdetajuar për t’i dhënë fund agresionit rus. Lideri ukrainas është optimist se ky plan do jetë gati për të nisur zbatimin deri në fund të nëntorit të këtij viti.

 “Unë i kam caktuar një detyrë në këtë drejtim administratës sime dhe ekipit tonë diplomatik, mendoj se plani do të jetë gati përfundimisht në nëntor”, tha Zelensky në një intervistë për median japoneze.

Sipas Zelensky, pikat kyçe të këtij plani do të jenë forcimi i ushtrisë ukrainase, mbështetja për Ukrainën nga fuqitë aleate dhe presioni diplomatik ndërkombëtar ndaj Rusisë. Nga ana tjetër, Moska ka mohuar kategorikisht se do të pranojë propozime të cilat janë të fabrikuara vetëm nga Ukraina.

Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë.

Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë në llogaritë evropiane që përdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe pajisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit