Pas vizitës në Bruksel, Zelensky pritet të shkojë në Poloni! Putin: Nuk i filluam ne armiqësitë! Kompania ruse e energjisë bërthamore, e gatshme për të punuar në Zaporizhzhia

Pas vizitës në Bruksel ku ishin të pranishëm liderët e BE, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të shkojë në Poloni ku do të takohet me kreun e shtetit polak, Andrzej Duda. Vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht, por nuk jepen detaje në lidhje me lëvizjet e liderit ukrainas për arsye sigurie.

Ndërkohë, Rusia ka nisur sërish një ofensivë dhe po përpiqet të thyejë mbrojtjen pranë qytetit të Kreminës, por deri më tani ende pa sukses. Presidenti rus Vladimir Putin insiston se nuk i filluan ata armiqësitë. Kompania ruse e energjisë bërthamore Rosatom tha se ishte e gatshme të vazhdonte punën për krijimin e një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte sot në Bruksel për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus një vit më parë, për të folur personalisht me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilët u takuan për një Këshill të jashtëzakonshëm Evropian të fokusuar në çështjet ekonomike dhe të migracionit. 

Në kuadër të samitit, Zelensky ishte dje në Londër ku u takua me Rishi Sunak dhe më pas në Paris, ku takoi Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz. Por ajo që ka rënë në sy është fakti se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pavarësisht se ishte në Bruksel, nuk ishte e ftuar në darkën që u mbajt mes Zelenskyt, Macron dhe Shcolz.

Asnjë prej liderve nuk e njoftoi për këtë takim edhe të hënën e kaluar kur patën një bisedë telefonike. Në fund të konferencës për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nisi takimet me 27 liderët e BE-së. Liderët u mblodhën  në grupe dhe secili prej tyre u takua me kreun e shtetit ukrainas.  

Mësohet që gjatë samitit të vendeve të BE-së Zelensky i kërkoi liderëve evropianë t'i furnizojnë me avionë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër Rusisë. Udhëheqësit në konkluzionet që do të nxjerrin, do të mirëpresin përparimin e bërë nga Ukraina në reformat e bëra në kuadër të procesit të pranimit në BE dhe do të synojnë të miratojnë një paketë të dhjetë sanksionesh kundër Rusisë deri më 24 shkurt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Kompania ruse e energjisë bërthamore: Të disponueshëm për të punuar për zonën e sigurisë në Zaporizhzhi

Kompania ruse e energjisë bërthamore Rosatom tha se ishte e gatshme të vazhdonte punën për krijimin e një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës pasi zyrtarët e kompanisë u takuan me kreun e IAEA Rafael Grossi.  

"Në këtë drejtim, (CEO i Rosatom) Alexey Likhachev shprehu gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar punën për zbatimin e iniciativës së Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA," raportoi kompania ruse.

Ora 22:01
Zelensky pritet në Poloni pas vizitës në Bruksel

1675954415_Screenshot1.jpg

Pas vizitës në Bruksel, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet në Poloni ku sipas agjendës do takohet me kreun e shtetit polak, Andrzej Duda . Vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht, por sipas mediave të huaja ka lidhje me lëvizjet e liderit ukrainas për arsye sigurie.

Ora 21:05
Guvernatori i Luganskut: Ka filluar ofensiva e madhe ruse

1675964616_af.JPG

Rusia ka nisur një ofensivë të madhe në Ukrainën lindore dhe po përpiqet të thyejë mbrojtjen pranë qytetit të Kreminës, por deri më tani ende  pa sukses. Kjo u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luganskut, Serhiy Haidai , i cili denoncon "një përshkallëzim maksimal" dhe një rritje të madhe të përleshjeve dhe bombardimeve. 

"Këto sulme ndodhin praktikisht në baza ditore. Ne shohim grupe të vogla ushtarësh rusë që përpiqen të përparojnë, ndonjëherë me mbështetjen e automjeteve të rënda dhe ndonjëherë jo. Ata qëllojnë vazhdimisht", tha ai.

 Megjithatë, ofensiva duket se nuk ka funksionuar: “Deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme, mbrojtësit tanë kanë mundur t'i largojnë plotësisht”.

Ora 18:41
'Pas Ukrainës radhën e ka Moldavia', Zelensky zbulon planin sekret të Putinit: Kemi përgjuar Moskën, nuk dihet ende nëse është dhënë urdhër për zbatim

1675939316_zaelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelesky ka deklaruar ditën e sotme se vendi i tij ka kryer përgjime ndaj Moskës ku sipas tij Rusia po planifikon të shkatërroj Moldavinë. Presidenti ukrainas e ka bërë këtë deklaratë përpara të gjithë liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“E kam informuar presidentin moldav Maia Sandu se kemi përgjuar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”, ka deklaruar ajo.

Zelensky tha se plani ishte shumë i ngjashëm me atë të hartuar nga Rusia për të marrë kontrollin e Ukrainës, madje ka rrëfyer se dokumentet tregonin kur do të ndodhte zbatimi i planit, kush do ta zbatonte dhe mënyra se si plani do të funksiononte. Ai shtoi se mënyra se si do të vendosej kontrolli rus mbi Moldavinë, do të ishte thyerja e demokracisë në vend. Megjithatë Zelensky u shpreh se nuk arritën të mësonin nëse Putin e dha urdhrin për zbatimin e planit. Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të vendeve se nëse nuk ndalohet plani i shkatërrimit të Ukrainës, Putin do vazhdojë të bëj të njëjtën gjë edhe me shtetet e tjera.

Ora 16:49
Meloni takohet me Zelenskyn në një grup

1675954415_Screenshot1.jpg

Në fund të konferencës për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nisi takimet me 27 liderët e BE-së. Burimet evropiane shpjeguan sesi liderët janë mbledhur në grupe dhe secili prej tyre do të takohet me kreun e shtetit ukrainas. Takimet e secilit grup do të zgjasin, sipas të njëjtave burime, 20-30 minuta. Vendimi për të shmangur marrëdhëniet dypalëshe 'një me një' me Zelensky erdhi për shkak të vonesës së fortë në axhendën e punës. 

Pas serisë së takimeve, Këshilli Evropian do të rifillojë.Kryeministrja e Italisë  Georgia Meloni është takuar me Zelenskyn dhe është pjesë e grupit me Poloninë,  Spanjën,  Rumaninë, Holandën dhe Suedinë.  Italia  është në grupin e parë. Katër grupe për të cilat sipas burimeve evropiane është rënë dakord në orët e vona të mëngjesit po takohen me Zelenskyn në ndërtesën Europa. 

Grupi i dytë formohet nga krerët e Estonisë, Letonisë, Finlandës, Danimarkës, Republikës Çeke, Sllovakisë. I treti përfshin kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe me të krerët e shteteve apo qeverive të Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Greqisë, Qipros. E katërta do të formohet nga krerët e Portugalisë, Maltës, Belgjikës, Luksemburgut, Lituanisë dhe Irlandës. Këshilli Evropian do të rifillojë në orën 16.30.

Ora 15:34
Grupi rus Wanger ndalon rekrutimin e të burgosurve

Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner,  Yevgeny Prigozhin  ka njoftuar se ka ndaluar rekrutimin e të burgosurve për të luftuar kundër Ukrainës.

"Rekrutimi i të burgosurve nga kompania ushtarake private Wagner është ndalur plotësisht", tha Prigozhin në një përgjigje ndaj një kërkese për koment nga një media ruse.

Wagner filloi të rekrutonte të burgosur të Rusisë në verën e vitit 2022, me Prigozhin, një sipërmarrës, që kishte kaluar nëntë vjet në burg gjatë kohës së ish-Bashkimit Sovjetik, duke u ofruar të dënuarve falje nëse mbijetonin gjashtë muaj në Ukrainë. Por, e gjithë kjo skemë rezultoi e pavlefshme pasi shumica e të burgosurve që u dërguan në luftë u vranë.

Wagner nuk ka dhënë informacion se sa të dënuar iu bashkuan radhëve të tij, por shifrat e shërbimit penal rus të publikuara në nëntor të vitit 2022 treguan se numri it ë burgosurve të vendit ra me mbi 20,000 midis gushtit dhe nëntorit. Sipas raporteve të mediave të huaja thuhet se grupi rus Wanger ka dërguar 40.000 luftëtarë në luftë, duke përbërë shumicën dërrmuese të personelit.

Reuters raportoi se komuniteti i inteligjencës amerikane beson se Wagner kishte 40,000 luftëtarë, ish të burgosur të dënuar, të dislokuar në Ukrainë, duke përbërë shumicën dërrmuese të personelit të grupit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner “organizatë kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve. Vendet perëndimore, por edhe zyrtarë të Ukrainës kanë fajësuar grupin Wanger për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë.

Ora 12:36
Gazetarja e BBC: Do doja shumë të të jepja një përqafim! Reagimi i Zelensky është fantastik (VIDEO)

Një moment i veçantë nga konferenca e Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak, ka qenë kur një gazetare e BBC ka kërkuar një përqafim nga presidentit ukrainas, por në fund hezitoi. Mirëpo përballë këtij hezitimi, Zelensky e mirëpriti si ftesë dhe shkoi i pari për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë.

Ora 11:36
Zelensky në Bruksel: Ukraina do fitojë luftën kundër Rusisë dhe së shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Europian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij para liderve të BE-së në Parlamentin Europian ku deklaroi se Evropa po çlirohet nga varësia e energjisë fosile ruse.

Mes të tjerash, ai tha se Ukraina do të fitojë luftën ndaj Rusisë dhe se së shpejti do jetë anëtare e Bashkimit Europian.

"Sot në Këshillin Evropian do të mund të falënderoni të gjithë për kontributin e tyre në diçka që dukej e pamundur. Evropa po çlirohet nga varësia e saj nga energjia fosile ruse, po mbrohet nga infiltrimi i agjentëve rusë. Për herë të parë, BE ka dërguar ndihma masive ushtarake dhe po i vlerëson pozitivisht reformat tona. Ukraina do të fitojë dhe do të bëhet anëtare e BE-së"-tha Zelensky.

Ora 11:34
Zelensky mban fjalimin në PE: Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane, por nuk do ta lejojmë

1675938948_12be09ca6e3846cebb89d84200dbc15b.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në fjalën e tij në Parlamentin Europian ka falënderuar të gjithë shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën me mbështetje ushtarake, ndërsa tha se Rusia po sulmon të gjithë Europën, jo vetëm Ukrainën.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Europën. Kjo është një histori që na ka prekur të gjithëve. Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës, po unioni është i bashkuar”, ka thënë ai.

Ora 11:11
Nuk u ftua në takimin që Macron pati me Zelenskyn dhe Scholz, reagon Meloni: Duhet të tregohet unitet, ftesa e presidentit francez, e papërshtatshme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për herë të parë pasi nuk u ftua në darkën që Zelensky, Macron dhe Scholz patën në Paris me ftesë të kryeministrit francez. Meloni tha se ftesa e Macron për Zelensky ishte e papërshtatshme pasi duhet të tregonte se forca e Evropës është uniteti.

“Ishte e papërshtatshme, forca jonë duhet të jetë uniteti”-tha Meloni ndërsa mbërriti në Këshillin Evropian.

Ora 08:00
Biden: SHBA do të vazhdojë me ndihmën për Ukrainën, Putin tashmë ka humbur

1675264269_23011614014201joebiden0112.jpg

Garanci të reja për mbështetjen për Ukrainën vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Presodenti Joe Biden tha se do të vijojnë ta mbështesin Ukrainën.

“Vladimir Putin ka humbur tashmë në Ukrainë: ai mendoi se me pushtimin do të mirëpritet nga të gjithë ata që flasin rusisht. Pastaj mendoi se NATO nuk do të bënte asgjë, se do të kishte frikë të vepronte”, tha Biden.

Ora 07:54
Meloni dhe Zelensky zhvillojnë sot takim së bashku

Sot do të jetë një ditë tjetër takimesh institucionale për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas Londrës dhe Parisit. Në fakt, në Bruksel është planifikuar një takim dypalësh me kryeministren Giorgia Meloni . Takimi do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të BE-së.

Ora 07:52
Macron dhe Zelensky do të shkojnë sëbashku në samitin e BE

Pas Macron dhe Scholz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takohet sot me liderët e tjerë të BE-së. Së bashku me presidentin francez dhe Zelenskyn, ata do të fluturojnë mëngjesin e sotëm nga Parisi për në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Bruksel, njoftoi Elysee.

Ora 07:50
Zelensky kërkon avionë ushtarakë nga Scholz dhe Macron! Dy liderët e BE e sigurojnë për mbështetje kundër Rusisë

Duke folur në Paris, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut të tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për aeroplanë dhe armë të rënda sa më shpejt të jetë e mundur.

Macron, me rastin e deklaratës së përbashkët në Elysee në Paris me presidentin ukrainas dhe kancelaren gjermane, i shprehu liderit të Kievit “solidaritetin, mbështetjen dhe vullnetin për të shoqëruar Ukrainën drejt fitores, drejt paqes dhe drejt Europës.

"Ukraina mund të llogarisë tek partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë për të "fituar luftën", siguroi Macron, duke thënë se Kievi mund "të llogarisë tek ne për të ndërtuar paqen".

Dy liderët e BE-së, siguruan Zelenskyn se Ukraina do të mbështetej ushtarakisht nga aleatët evropianë për aq kohë sa do jetë e nevojshme.

 

Ora 07:45
Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë që tha se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Ministria e Jashtme ruse tha se ua ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Rusi 77 shtetasve amerikanë. Lista përbëhet nga 33 guvernatorët e shteteve të SHBA-së dhe një mori zyrtarësh të tjerë shtetërorë dhe federalë të rangut të mesëm.

Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh - nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare. Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi.  Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave