Zelensky: Në vitin 2024 hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë

Zelensky: Në vitin 2024 hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se "2024 duhet të jetë periudha ku hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë".

Përmes një postimi nga llogaria e tij në platformën X (ish-Twitter), Zelensky theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë investimet më strategjike të bëra për sigurinë e Ukrainës.

"2024 duhet të jetë periudha kur hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë. Çdo sistem i mbrojtjes ajrore që i dorëzohet Ukrainës shpëton jetë",tha Zelensky.

Ai tha se falë mburojës ajrore në Ukrainë do të kthehen më shumë refugjatë dhe në këtë mënyrë do të përshpejtohet zhvillimi ekonomik, raporton media turke Anadolu.

"Nëse ekonomia jonë gjeneron më shumë fitime, nuk do të kemi nevojë për aq shumë mbështetje nga jashtë. Sistemet e forta të mbrojtjes ajrore do të reflektojnë edhe në eksportet nëpërmjet Detit të Zi. Po ashtu nuk do të ketë nevojë për shpenzime për eliminimin e pasojave të sulmeve", tha Zelensky.

Zelensky tha se kanë rimarrë më shumë se gjysmën e territoreve të Ukrainës që kaluan nën kontrollin e Rusisë në vitin 2022.

"Flota ruse u detyrua të tërhiqet nga një pjesë e rëndësishme e Detit të Zi gjatë vitit 2023. Tashmë Rusia do të ndalë sulmet me raketa dhe dronë. Në këtë mënyrë do të jemi më pranë fitores", tha Zelensky.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit