GREQI- Dy shqiptarë kanë re pre e një atentati mafioz në Athinë rreth orës 13:00 të 15 dhjetorit. Njëri prej tyre vdiq pasi u qëllua me plumb në kokë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.
Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve në kokë dhë në bark.
Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës. Autorët i kanë zënë në pritë me një makinë, që po ditën e sotme ishte raportuar e vjedhur në Patisia. Ky detaj i bën hetuesit të besojnë se ishte një atentat mafioz dhe po hetohet përplasja mes grupeve kriminale.
Sipas dëshmitarëve okularë, autorët iu afruan viktimave në këmbë dhe ishin të veshur me rroba të zeza. Më pas ata u larguan me makinën e vjedhur.
“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.
Davella nga Mesopotami, kishte edhe nënshtetësi greke dhe ishte pronar i një lokali në lagjen Peristeri të Athinës. Ai në periudhën 2009-2010 është proceduar nga autoritetet për pjesëmarrje në organizatën kriminale të një bosi të njohur. Davella ka qenë mik me 3 personazhe të tjerë të ekzekutuar po ashtu në Greqi vitet e fundit, grekë Manolis Karagiannis (një nga kumbarët më të njohur të jetës së natës), Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Këta të tre me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.
Ndërkohë, i plagosuri Lolo raportohet se disa ditë më parë kishte shkuar nga Dubai në Athinë, duke qenë se qëndronte mes këtyre dy vendeve.
Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobvënie, vrasje, pastrim parash etj, nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë sot në Athinë, Irakli Davella.
Ky i fundit rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.
Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njëri prej pjestarëve të këtyre grupeve kriminale.
Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.
Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë ekzaktësisht 47-vjecari shqiptar.
Bizneset e Irakli Davellës në Greqi e Shqipëri
Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.
Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.
Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar.
Media greke EPT News ka publikuar foto nga vendgjarja e vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në Athinë të Greqisë.
Në pamjet e publikuara nga media greke duken dy shqiptarët, Irakli Davella dhe Edi Lolo, të shtrirë përtokë.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga media greke për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku njëri prej tyre u vra me plumb në kokë. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.
“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.
Makina me të cilën autorët kanë lëvizur ka qene sipas grupit hetimor e vjedhur mëngjesin e së dielës, çka i bën ata të dyshojnë se atentati është planifikuar me kohë dhe se autorët mund të jenë pjesë e grupeve rivale.
Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.
Irakli Davella nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis. Po ashtu më parë i vranë edhe dy miq të tjerë, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Të tre bënin pjesë në grupin kriminal ku ishte edhe Davella.
Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.
Ndërkohë, sipas mediave greke shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.