Menjëherë pasi u mbyllën qendrat e votimit në Rusi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetet sociale se kishte pasur një "bisedë të rëndësishme" me homologun amerikan Donald Trump.

Zelensky tha se pranoi të takohej me presidentin amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York javën e ardhshme dhe se bisedimet sipas tij mund të “ndryshojnë shumë”.

"Ekziston një vrull diplomatik", shkroi Zelensky, shkruajnë mediat e huaja.

Presidenti i Ukrainës tha se ka “ide për hapa për uljen e tensioneve dhe adresimin e çështjeve themelore të sigurisë”.

"Ne po punojmë së bashku me ekipin amerikan dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa vërtet seriozë", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Sulm masiv me 1.110 dronë ukrainas ndaj Rusisë, 2 të vdekur, goditet një rafineri nafte! Kryebashkiaku i Moskës: Synojnë të pengojnë zgjedhjet