Presidenti Volodymior Zelensky ka përmbyllur misionin e tij të takimeve me liderët e Evropës në përpjekje për të marrë mbështetjen e tyre por edhe pajisje ushtarake përballë një vale të re agresioni rus teksa lufta ka hurë në ditën e 352 të saj. Vetë Zelensky është shprehur se ai nuk mund të shkojë në shtëpi me duart bosh, teksa Corriere Della Sera shkruan se ai mund të ketë siguruar armatime të reja dhe të fuqishme.
Presidenti Francez Emanuel Macron u shpreh se ai nuk përjashton mundësinë e dërgimi të avionëve luftarakë në Ukrainë, por pranon se Kievi ka nevojë për fuqi ushtarake të menjëhershme në javët në vijim. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej kohësh nga aleatët e tij të dërgojnë avionë luftarakë dhe pretendoi se disa liderë evropianë ishin gati të furnizonin atë.
"Është thelbësore që aleatët të favorizojnë pajisjet më të dobishme" dhe "më të shpejtat", argumentoi Macron, duke përmendur armët e Cezarit dhe sistemin e mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme Mamba të furnizuar nga Franca.
Në konferencën për shtyp Zelensky tha se: Evropa do të jetë me ne deri në fitoren tonë. E kam dëgjuar nga një numër liderësh evropianë gatishmërinë për të na dhënë armët dhe mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe avionët.”.
Pasi ka mbyllur takime në Evropë, Zelensky ka zbritur në Poloni ku është takuar me kreun e shtetit polak, Andrzej Duda. Ndërsa së fundi është sulmuar aeroportin Berdyansk në rajonin Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia dhe më shumë se 100 ushtarë rusë u vranë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Raketat ruse kalojnë në hapësirën ajrore moldave dhe rumune! Dorëhiqet kryeministrja në Moldavi
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Lufta në Ukrainë/ Putin urdhëron prodhimin masiv dhe testim të raketës ‘Oreshnik’! Rutte takon Trump në Florida
23 Nëntor, 08:33
-
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
22 Nëntor, 20:53