
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa gjatë natës.
Zelensky tha se Rusia po terrorizon popullsinë ukrainase, duke shfrytëzuar ditët më të ftohta të dimrit dhe nuk përdor diplomacinë.
“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa përdorimi i diplomacisë. Dhe kjo tregon qartë se çfarë u nevojitet partnerëve dhe çfarë mund të ndihmojë. Furnizimi në kohë i raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtja e jetës janë prioritetet tona. Pa presion ndaj Rusisë, kjo luftë nuk do të mbarojë. Tani Moska po zgjedh terrorin dhe përshkallëzimin, dhe kjo është arsyeja pse nevojitet presion maksimal", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
'Armëpushimi energjetik' mbaroi, 50 qytete dhe fshatra në Ukrainë pa energji elektrike! Zelensky: Rusia preferon terrorin mbi diplomacinë








