Zelensky: Po përgatisim 'planin' për t'i dhënë fund luftës me Rusinë

Zelensky: Po përgatisim 'planin' për t'i dhënë fund luftës me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha sot se ai po harton një "plan gjithëpërfshirës" për përfundimin e konfliktit me Rusinë.

"Është shumë e rëndësishme për ne që të hartojmë një plan për t'i dhënë fund luftës që do të mbështetet nga shumica e botës", tha Zelensky.

"Kjo është rruga diplomatike në të cilën po punojmë," tha ai në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me Presidenten sllovene Natasa Pirc Musar.

Sipas Barron's, duket se nuk ka bisedime publike në vazhdim midis Ukrainës dhe Rusisë bazuar dhe në deklaratat publike të Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin, të dyja palët duken larg kur bëhet fjalë për kushtet e një zgjidhjeje të mundshme paqeje.

Zelensky priti një samit të madh ndërkombëtar në Zvicër në fillim të këtij muaji, në të cilin Rusia nuk ishte e ftuar, për të mbledhur mbështetjen për pozicionin e Ukrainës.

Më shumë se 90 vende dërguan liderë dhe zyrtarë të lartë në samitin dy-ditor të Ukrainës në Zvicër.

Shumica dërrmuese e të cilëve ranë dakord për një komunikatë përfundimtare që theksonte nevojën që "integriteti territorial" i Ukrainës të respektohet në çdo zgjidhje.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?