
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit të Demokracisë Madeleine K. Albright, Presidenti ukrainas Volodymyr Zeklensky tha se Putin e ka humbur luftën, por ai nuk dëshiron ta pranojë atë.
"Diktatori Putin ka humbur. Megjithatë, ai po bën gjithçka për të siguruar vazhdimin e luftës vetëm për të mos i pranuar vetes dhe të tjerëve se është bërë një gabim historik", tha Zelensky.
Sipas Zelensky, Putin ka bërë gabimin më të madh në jetën e tij dhe në jetën e gjeneratave moderne të rusëve, raportojnë mediat e huaja.
Ai tha se obsesioni i çdo diktature është të injorojë gabimet dhe të pretendojë se nuk ka të tilla.
"Me të vërtetë bëri një gabim. Më i madhi në jetën e tij dhe në jetën e gjeneratave moderne të rusëve., Ne të gjithë e dimë se obsesioni i çdo diktature është të injorojë gabimet dhe të pretendojë se nuk ka të tilla, nëse Rusia ndien kurrizin pas murit”, tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë









